Nëse keni vetura të vjetra 20 vjeçare asesi mos i shisni: Ja pse

12 Shares Share Messenger

Shumë persona mbajnë vetura të vjetra sa për kujtim për vitet e rinisë, apo nga dëshira për t’i koleksionuar, mirëpor ka edhe nga ata që janë të pasionuar pas modeleve të fundit, me zero kilometrazh. Mirëpo, vlera e veturave të vjetra është rritur shumë kohëve të fundit.

Sipas një studimi të bërë në Angli, shumë persona kanë nostalgji për automjetet e para që kanë patur dhe kërkojnë t’i blejnë sërish apo t’i koleksionojnë. Sipas anketimeve të bëra në faqen “Honest John Classics”, ka rezultuar se në Britani të Madhe njerëzit po mbledhin para për të rregulluar automjetet e vjetra që kanë një moshë rreth 20-vjeçare.

Janë disa modele të caktuara automjetesh me moshë të vjetër që po preferohen dhe ende janë në qarkullim. Të tilla janë “Mini Cooper” e prodhimit të viteve 2001-2007, Rover 75 1999-2005, MG TF 2002-2005, Toyota MR2 2002-2006, Jaguar XJ 2003-2009, Ford Focus 1998-2004, Mazda MX-5 1998-2005, MG ZR 2001-2005, Citroen Saxo VTR/VTS 2001-2005, BMË Serie 5 E39 1996-2003.

Ata që disponojnë makina të tilla kanë filluar t’i mirëmbajnë duke u ndërruar pjesë, kryesisht katalizatorin për t’iu përshtatur normave të ndotjes, sikurse po ndodh në Britani të Madhe.

Share Messenger

Më të lexuarat