“Nëse Barça e transferon Griezmannin, s’do të shkoj më në Camp Nou”

Share Messenger

Jo të gjithë e duan Antoine Griezmannin te Barcelona, për shkak të refuzimit të tij një vit më parë, është krijuar një përçarje te tifozët.

Antoine Griezmann ka njoftuar zyrtarisht se në fund të sezonit do të largohet nga Atletico Madridi dhe sipas të gjitha gjasave, do të shkojë në Barcelonë.

Por, jo të gjithë e duan 28-vjeçarin, kjo për shkak se francezi iu ka thyer krenarinë një vit më parë me refuzimin publik dhe mënyrën si u soll me klubin, duke e injoruar në momentet e fundit.

Ai kishte publikuar dokumentar para Kupës së Botës “Rusia 2018” duke treguar se ka refuzuar Barcelonën për të qëndruar në Atletico Madrid.

Ish-agjenti i zbuluesve të lojtarëve të rinj të Barcelonës, Josep Maria Minguell, ka kërcënuar se nuk do të shkelë më kurrë në “Camp Nou”, nëse katalunasit e blejnë Griezmannin.

“Unë kam qenë te Barça për 70 vjet dhe një ditë besova në vlerat dhe se jemi më shumë se një klub dhe nuk pranoj që ky lojtar të vijë te Barça. Nuk pranoj që një futbollist që mashtron dhe nuk përputhet me Atletico Madridin vjen te Barça”, deklaroi veterani në një program televiziv në Spanjë.

“Griezmann nuk ka vend te Barcelona sepse nuk mund të zgjedhë vendin që do t’i përshtatet më së miri”, vijoi i irrituar Minguell.

“Unë nuk do të lë biletën time, por vendi im në Camp Nou do të jetë bosh. Ne do t’i bëjmë një bust nëse ky fenomen zgjidh problemet tona. A është kjo normale?!”.

Lojtari raportohet se kërkohet edhe nga PSG, Manchester City e Real Madridi – dy klubet e para kanë hedhur poshtë gjithcka.

Pasi Tuchel tha se “Griezmann nuk është lojtari që po kërkojmë”, ka reaguar edhe Pep Guardiola.

Trajneri i Manchester City ka thënë “Barcelona le të jetë e qetë, nuk jemi të interesuar në Griezmannin sepse s’mund ta transferojmë”.

Griezmann është pjesë e Atletico Madrid që nga viti 2014.

Ai ka bërë 256 paraqitje për ekipin e Diego Simeones në këto pesë sezone dhe ka shënuar 133 gola.

Share Messenger

Më të lexuarat