Në VV apo në AAK? Labinot Tahiri tregon se ku do të aderojë pas pak ditësh

Share Messenger

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka thënë se është në bisedime me dy parti politike.Ai nuk ka përmendur emra por ka thënë se pas pak ditësh do të aderojë në një subjekt politik.Kohë më parë deputeti Tahiri kishte pranuar se është në negociata për të kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje. Mirëpo, ai kohëve të fundit e ka lënë të hapur mundësinë që të bëhet pjesë e AAK-së.

Madje, përkundër që ai ka thënë që është në bisedë me dy parti politike postimet e tij të fundit lidhur me politikën, i ka shoqëruar me fotografi së bashku me kryetarin e AAK-së, Ramush Harradinaj.Shkrimi i plotë i tij:Një shkrim i vogël!
Kjo foto ishte në diten e parê kur u realizua deshira e shumë kujt që Ramush Haradinaj tê jet Kryeministër!
Njeriun e drjtë mund ta sulmojne ne lloj lloj menyrash, por kurrë fatin që e ka bekua Zoti pêr të ecur përpara nuk mund të ia marrin!
Nuk e di a do jem në këtē mandat me te, tuj u mundua jam! Sikur edhe në opozitë të jem, nuk më bëhet vonë, sepse unë dua vetëm ti sherbej njerëzve derisa te me vijnë ditet e mia që mund te jap me shumë ne aspektin e politikës!
Këto ditë, në njêren nga dy subjekte që unë mund te shpreh punën dhe vullnetin tim në shërbim te vendit, do të aderojë në këto pak dite sa na kanë mbetur!
Thjeshtë ishte nje shkrim mirnjohës për bashkpunimin, vllazërorë, shpirtrorē, e për shtetin që patëm me Kryeministrin Ramush Haradinaj!
Me respekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërise.

Share Messenger

Më të lexuarat