Në “parajsën” e Viagras, ankohen banorët e fshatit: Këtu edhe qentë janë të eksituar

8 Shares Share Messenger

Vendasit që jetojnë në një fshat irlandez pohojnë se ka “diçka në ajër” e cila ka një efekt të nxitjes së dëshirës seksuale mbi burrat, madje edhe qentë.

Ringaskiddy në Co Cork është “shtëpia” e prodhimit të Viagra-s, ku gjendet fabrika e gjigantit farmaceutik Pfizer.

Kjo fabrikë ka bërë bujë ditët e fundit, pasi pronarët e saj njoftuan se pilula e vogël blu do të shitet edhe jashtë farmacive, duke u shërbyer në lokale që prej pranverës e ardhshme në Britani.

Në prag të kësaj nisme, vendasit kanë alarmuar për efektet e çuditshme që sipas tyre kjo fabrikë sjell në fshatin e tyre.

Sadie O’Grady, një banore e atyshme, tha për Sunday Times:

Tashmë prej vitesh e tymosim falas dashurinë. Është e mahnitshme, sepse njerëzit vijnë në këtë fshat nga kurioziteti dhe pastaj nuk largohen kurrë. Ata vendosen këtu, sepse e dinë që ka “diçka” në ajër. Jo që ne kemi nevojë për këtë “ngritje”, por meshkujt zakonisht e quajnë “bekim”.”

Vajza e saj Debbie O’Grady qeshi duke thënë:

Një frymëmarrje në fshatin tonë dhe do jeni “agresivë”.”

Psikologja lokale Fiona Toomey sugjeroi që edhe qentë janë duke shijuar efektet:

Edhe qentë këtu janë të njohur për mënyrën se si ecin, pasi gjithë kohës janë të eksituar.”

Por bosët e Pfizer kanë hedhur poshtë pretendimet e tyre, duke e quajtur këtë si një mit “zbavitës”.

Një zëdhënës i tha gazetës:

Proceset tona prodhuese kanë qenë gjithmonë shumë të sofistikuara, si dhe shumë të rregullta.”

Share Messenger

Më të lexuarat