“Ne jemi peshkaqeni i madh, kur të tjerët notojnë me ne, i gllabërojmë”

13 Shares Share Messenger

17 gola të shënuar në katër ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet dhe vetëm një të pësuar. Kjo ka qenë ecuria e frikshme e Manchester City-it të Pep Guardiola. “Qytetarët” po kalojnë një formë të shkëlqyer, por sipas Benjamin Mendy, mbrojtësi francez i blerë nga City këtë verë për 58 milionë euro, rivalët dhe tifozët nuk kanë parë asgjë akoma. “Do të doja t’i jepja një mesazh mbështetësve tanë: ju nuk keni parë asgjë akoma!”, ka thënë Mendy.

Benjamin e quan skuadrën e tij të re #sharkteam (skuadër peshkaqen) në Tëitter: “Ne jemi peshkaqeni i madh dhe kur skuadrat e tjera notojnë me ne, i gllabërojmë”, ka shtuar lojtari. Pavarësisht talenteve të shumta që skuadra e Pep Guardiola ka në sulm, nga Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus, te Leroy Sane, Raheem Sterling, dy Silvat, David dhe Bernardo, dhe De Bruyne, askush nuk duhet të nënvlerësojë rëndësinë që kanë mendy dhe Walker në këtë ekip. Mendy ka bërë që tani më shumë krose (27) në tri ndeshjet e luajtura në kampionat sesa kanë bërë Gael Clichy ose Aleksander Kolarov gjithë sezonin e kaluar.

“Çështja është se unë nuk kam limit për energjinë që mund të jap. Edhe nëse është minuta e 97-të, unë do të jem duke vrapuar në krah, duke dhënë krosin e fundit. Nëse bëjmë gjithçka siç duhet, nuk ka limite për këtë ekip”. Uniteti mes lojtarëve është i madh, por Mendy beson se merita më e madhe për këtë i shkon Aguero-s. “Kun është heroi i ekipit, respektohet nga të gjithë. Mjafton të shikosh ndeshjen e fituar 6-0 kundër Watford. Ne fituam një penallti dhe të gjithë e dinë se Sergio i godet penalltitë tona, por ai vendosi t’ia lërë Raheem. Ai nuk do të jetë ylli i vetëm i ekipit, por do që të gjithë të tjerët të shkëlqejnë bashkë me të”.

Share Messenger

Më të lexuarat