Në janar, japonezi pjesë e Liverpoolit

Share Messenger

Liverpoolit i ka ndihmuar mjaft shumë ndeshja me Salzburgun edhe për ta vëzhguar dhe analizuar më afër futbollistin e kësaj skuadre, të cilin edhe po mendon t’ia shtojë ekipit.

Kjo ndeshje i ndihmojë për të nisur kontaktet me klubin austriak për mesfushorin japonez, Takumi Minamino. Sipas mediave angleze ‘The Reds’ kanë mposhtur konkurencën e Manchester United pasi kanë arritur një akord paraprak me Salzburg dhe Minamino do të jetë blerja e parë e Liverpoolit në merkaton e janarit.

Ylli i Salzburg e ka mahnitur trajnerin Klopp me dy paraqitjet e tij ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Kartoni i 24 vjeçarit do t’i kushtojë klubit anglez 10 milionë euro.

Share Messenger

Më të lexuarat