Ndodh kjo, rekord më i ri botëror në boks, Tete nokauton kundërshtarin me një goditje pas vetëm 11 sekondave (VIDEO)

11 Shares Share Messenger

Boksieri afrikano-jugor, Zolani Tete mbajti kurorën e tij të WBO-së në kategorinë ‘bantamweight’ (51-54 kg) me titullin më të shpejtë botëror me nokaut.

29-vjeçari nga Afrika e Jugut arriti të bëjë një goditje mahnitëse në mjekrën e boksierit Siboniso Gonya në SSE Arena në Belfast brenda raundit të parë.

 Kështu, gjyqtari u detyrua ta ndërpresë luftën pas vetëm 11 sekondave – vendosje e një rekordi të ri botëror në një finale boks.

Gjyqtari ndërpreu menjëherë ndeshjen

Rekordi i mëparshëm në boks ishte për 17 sekonda pas ndeshjes midis boksierëve Daniel Jimenez dhe Harald Geier në vitin 1994.

Mjekët u detyruan të intervenojnë shpejt!

Boksieri Gonya, pas nokautit mori trajtim mjekësor brenda ringut para se të kthehej në këmbë, duke kërkuar një maskë oksigjeni.

Gonya u desh të merrte oksigjen pas nokautit..

“E dija që meçi me Gonyan nuk do të zgjaste, unë fitova në raundin e parë!’, ka thënë fillimisht Tete pas ndeshjes.

Tete pas shpalljes së fitores me nokaut

“Trajnerët e mi janë ata që bëjnë punën prapa skenave, dëshiroj t’i falënderoj”, përfundoi boksieri nga Afrika e Jugut.

Afrikano-jugori me brezin e WBO-së në bantamway

Ndryshe, boksieri Tete ka 29 ndeshje të zhvilluara si profesionist, ku nga to ka 26 fitore, 21 prej tyre me nokaut dhe tri humbje.

Share Messenger

Më të lexuarat