Ndodh edhe kjo, Fiorentina e mposht 21:0 Val di Fassa

Share Messenger

Fiorentina e na nisur sezonin parasezonal me një fitore të thellë, duke e dërrmuar plotësisht klubin amator Val di Fassa të mërkurën.

Klubi nga Serie A, niveli më i lartë i futbollit italian, e zhvilloi ndeshjen e parë parasezonale, ndaj klubit amator nga Moena, Val di Fassa, duke e mposhtur 21:0, raporton Gazeta Express.

Ky rezultat mund të duket i pabesueshëm, por mbase nuk është i tillë duke ditur se ai u arrit nga një grup profesionistësh ndaj një grupi djelmoshash që kanë punë me orar të plotë jashtë futbollit.

Golat e shënuara nga Viola në pjesën e parë:

Benassi 4’, Vlahović 15’ (ass. Ranieri), Montiel 16’, Vlahović 20’ (ass. Montiel), Saponara 22’, Ranieri 24’ (ass. Saponara), Vlahović 37’, Meli 42’ (ass. Montiel)

Golat në pjesën e dytë:

Sottil 50’, Simeone 51’, Hancko 59’, Báez 61’ (ass. Hancko), Sottil 64’, Báez 69’, Simeone 76’ (ass. Hancko), Meli 82’ (ass. Pierozzi), Meli 87’, Sottil 89’, Eysseric 90’ (ass. Sottil), Meli 91’ (ass. Gori).

Share Messenger

Më të lexuarat