Ndeshja Real Madrid-Roma, diçka e frikshme po ndodh në stadium

11 Shares Share Messenger

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një ndeshje futbolli të shtyhej nga frika e rrufeve. Ndodhi në New York, kur një stuhi e frikshme me shkarkime të forta elektrike po i afrohej “MetLife Stadium”, ku rreth 50 mijë tifozë për përgatiteshin për të ndjekur “yjet” e “Los Blancos” dhe të verdhekuqve.

Të pranishmëve në shkallët e stadiumit u është kërkuar që të linin vendet e tyre dhe të strehoheshin në brendësi të stadiumit, sepse rrezikoheshin të goditeshin nga rrufetë.

Vetëm pas gjysmë ore, tifozët mundën të ktheheshin në vendet e tyre. Ishte një masë e marrë për të parandaluar ndonjë shkarkim të papritur elektrik në stadium, çka mund të kishte shkaktuar viktima të shumta.

Mësohet se në New York tre persona janë goditur nga rrufetë gjatë kalimit të kësaj stuhie, dy prej të cilëve po luan tenis në “Flushing Meadows”. /SS/

Share Messenger