Ndeshja e parë e Ronaldos do të jetë kundër Real Madridit

11 Shares Share Messenger

Vetëm 25 ditë pas transferimit të tij në Juventus nga Real Madridi, Cristiano Ronaldo mund të ballafaqohet me Real Madridin në një ndeshje miqësore që pritet të zhvillohet me 5 gusht.
Ndeshja do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kompeticionin, International Champions Cup.

Se a do të luajë Ronaldo apo jo, mbetet të shihet kohëzgjatja e pushimit të tij pas pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror me Portugalinë.

Kjo ndeshje pritet të jetë si debutuese e Ronaldos për Juventusin kundër ish-klubi të tij, Real Madridit.

 

Share Messenger

Më të lexuarat