NAIM ISMAJLI: GRUAJA FORCË E NDRYSHIMIT NË SHTIME

89 Shares Share Messenger

Gruaja Demokratike e Kosovës (GDK) në Shtime ka organizuar tubim të madh me gratë në mbështetje të kandidatëve për këshilltare të Kuvendit të Komunës dhe në mbeshtetje të kandidatit për kryetar Naim Ismajlit. Kandidatet për këshilltare të Kuvendit të Komunës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Shtime, për disa minuta prezantuan veten para të pranishmëve duke kërkuar mbështetjen për PDK-në dhe kandidatin për kryetar Ismajlin.

Të pranishmëve ju drejtua me një fjalë rasti kryetari i degës së PDK-së në Shtime Fehmi Mujota si dhe nënkryetarja e PDK-së në qendër Flora Brovina si dhe deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës Fatmir Xhelili. Kryetari aktual dhe i ardhshëm, Naim Ismajli prezantoi Programin Qeverisës për mandatin katërvjeçar duke specifikuar projektet që kanë të bëjnë me ngritjen e pozitës së femrës në shoqërinë shtimjane. Ismajli tha se PDK ka sloganin “Forca e Ndryshimit” i cili po përdorët mirëpo në të vërtetë “Forca e ndryshimit është gruaja”.

Në këtë tubim ishte e pranishme edhe deputetja e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Blerta Deliu si dhe kryetarja e degës së PDK-së në Lipjan Selvie Halimi.

Share Messenger

Më të lexuarat