MZHE: Termocentrali i ri fillon operimin më 2023

Share Messenger

Përmes një postimi në rrjete sociale, duke sqaruar procesin e tenderimit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik informon se termocentrali i ri ‘Kosova e Re’ fillon operimin më 2023.

Ndryshe, procesi i tenderimit i udhëhequr ne përputhje me rregullat e Bankës Botërore, në Kosovë ka sjellë gjigantin Amerikan General Electric, si përfitues të kontratës për inxhinierim, prokurim, ndërtim dhe mirëmbajtje afatgjate të termocentralit të ri, që vendit pritet t’i sjellë pavarësi dhe siguri energjetike, si dhe mjaftueshëm rrymë për furnizim të rregullt.

‘Përzgjedhja e General Electric is ofertues i preferuar i hap rrugën një procesi final të negociatave me qëllim të arritjes së një marrëveshje përfundimtare’, thuhet në postimin e MZHE-së.

Qeveria do të ushtrojë të drejtat e saja në proces me qëllim që të sigurojë marrëveshje e cila mbron dhe reflekton interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, thuhet në postimin e MZHE-së.

Në të njejtën kohë, investitori ContourGlobal është duke e finalizuar paketën e financimit të projektit e cila përfundimisht do të aprovohet nga institucionet e Kosovës.

‘Pas përmbylljes së këtyre etapave, do të fillojnë punimet për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’. Termocentrali do të jetë i gatshëm për operim në vitin 2023’, informon MZHE.

Ndryshe, kompani gjigante botërore kanë aplikuar për të ndërtuar termocentralin e ri, investimin më të madh të pasluftës në Kosovë.

General Electric, Mitsubishi Hitachi Poëer Systems – MHPS – ENKA, Hyundai Engineering & Construction Co., China Machinery Engineering Corporation ishin parakualifikuar deri sa përfundimisht, gjiganti Amerikan General Electric është përzgjedhur si ofertues i preferuar.

Termocentrale të reja janë duke u ndërtuar edhe në Ballkan dhe Evropë. Termocentralet në Ballkan, kryesisht financohen nga fonde shtetërore të Kinës deri sa një i ri në Greqi, ndërtohet me fonde nga banka KfW nga Gjermania.

Procesi i tenderimit për termocentralin “Kosova e Re”

Gjigandi botëror General Electric është përzgjedhur ofertues i preferuar për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. Deri këtu është arritur pas një procesi konkurrues dhe të hapur në përputhje me rregullat e Bankës Botërore.#Termocentrali #KosovaeRe #ContourGlobal #GeneralElectric #BankaBoterore

Gepostet von Ministria e Zhvillimit Ekonomik am Mittwoch, 3. Juli 2019

Share Messenger

Më të lexuarat