Mustafo Nano: Albin Kurti po bën flirt të maskuar me myslimanët

Share Messenger

Publicisti Mustafo Nano ka thënë se Albin Kurti po bën flirt të maskuar me myslimanët.

Nano sonte në Zona B ka thënë se kosovarët janë më të zhgënjyer ndaj shqiptarëve në Shqipëri, se sa anasjelltas.

‘’Këtu thonë se kosovarët kur vjen puna te drejtësia, janë më evropian e të kujdeësshëm se sa Shqipëria. Kanë të drejtë që kanë zhgënjime më të mëdha ndaj Shqipërisë’’, ka thënë Nano.

Tutje Nano ka thënë se Albin Kurti po e bën një flirt me myslimanët e Kosovës dhe se shamia e gruas është nënshtrim.

‘’Mungesën e respektit për gratë, Albin Kurti dhe VV e lidhin me fenë. Një grua e mbuluar është një grua e nënshtruar, nuk kam dilema fare. Duket sikur synojnë njëfar flirti të maskuar dhe komunikim me myslimanët pa e shpehur në publik dhe duan ta fshehin dhe kjo manifesohet me qëllim ndaj shamisë. Një grua që mbulohet, nuk është një grua e lirë’’, ka thënë Nano

‘’Është injoranca etyre dhe bota injorante në të cilën jetojnë’’.

Share Messenger

Më të lexuarat