Mustafa Nano sulmon tani edhe Taynen e Dafinën, ju vendos këtë emër

Share Messenger

Në monologun e tij, Nano u kap me këngën “Bye Bye” të Tayna-s dhe Dafinës, duke deklaruar se është i shokuar nga teksti.

“Edhe femnën unë ta marr, e kom fanse. E shti me bo twerk t’u kcy valle. Mu s’ka hiç ça me m’ardh marre”, ishte pjesa që Mustafa përmendi.

“Kjo është një vajzë që këndon dhe luan rolin e një lesbikeje. Më saktë shtiret që luan rolin e një lesbikeje. Unë jam i shokuar, i fyer më mirë të më kishin rraf sesa të kisha lexuar tekste të tilla. Përsëris, ta shpifin”, u shpreh Nano në emisionin e tij.

Gazetari i njohur gjithashtu përmendi edhe këngët e Majk, Ronela Hajatit, Butrint Imerit e disa të tjerëve, duke vënë në pah tekstet që sipas Nanos, ishin të pakuptimta.

Share Messenger

Më të lexuarat