Mustafa: LDK arriti të nisë çkapjen e shtetit

Share Messenger

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është mirë që sot në Washington do të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe MCC-së, na e cila Kosova do të përfitojë 49 milionë dollarë, për të cilat Mustafa ka thënë se do të fokusohen në sundimin e ligjit dhe në efiçencën e energjisë.

“Qeveria e kryesuar nga LDK-ja, arriti ta kualifikojë Kosovën për programe të MCC-së, falë përmbushjes së kritereve duke përfshirë luftën kundër korrupsionit të instaluar në të gjitha poret e institucioneve nga dy qeveritë paraprake”, shkroi Mustafa në Facebook.

“Me gjithë vështirësitë e gjithanshme, LDK arriti të nis çkapjen e shtetit, dha shembull se si qeveriset pa afera dhe korrupsion dhe se si drejtohet zhvillimi ekonomik i bazuar në iniciativën privat”.

“Përkrahja e Qeverisë së SHBA-së ka domethënie të veçantë për Kosovën. Prandaj, si Kryetar i LDK-së falënderoj qeverinë dhe popullin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për vendin tim”.

Share Messenger

Më të lexuarat