Mustafa lajmërohet nga Gjermania, përkujton ish nënkryetarin e LDK-së

Share Messenger

Ish kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përkujtuar kryetarin shumëvjeçar të Istogut njëherësh edhe ish nënkryetarin e LDK-së, Fadil Feratin.

Megjithëse Mustafa ndodhet në Gjermani, përmes një statusi në Facebook ai ka përkujtuar 8 vjetorin e vdekjes së tij, duke thënë se Ferati ishte një udhëheqës me tipare të larta.

Ky është statusi i tij i plotë:

Sot 8 vjet më parë u nda nga ne kryetari shumëvjeçar i Istogut dhe nënkryetari i LDK-së, Fadil Ferati.

Fadili nuk ishte politikan i zakonshëm.

Ai ishte udhëheqës me tipare të larta, ishte lider popullor që e kishte besimin plebishitar të qytetarëve, duke qenë gjithnjë në krye të përgjegjësive politike e kombëtare.

Fadili ishte një prej shtyllave më të forta të LDK-së dhe lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci në Kosovë.

Istogu dhe Kosova do ta përkujtojnë përherë njeriun e tyre model, Fadil Feratin.

Share Messenger

Më të lexuarat