A mundet dikush ta ndalë Messin? Merr fund ëndrra e Ronaldos për “Topin e Artë”

Share Messenger

Eliminimi nga Champions League i Juventusit i ka shkaktuar probleme edhe Ronaldos sepse ka humbur betejën me Messin në garën për trofeun e gjashtë të “Topit të Artë”.

Mund të duket e çuditshme, por kohë më parë Champions League dhe “Topi i Artë” nuk lidheshin me njëra tjetrën, raporton G E.

Më i miri fitonte çmimin, sot, pa triumfin në gara të mëdha, veçuar Ligën e Kampionëve – është e vështirë ta rrëmbesh këtë çmim.

Katër çmime prej pesë sa i ka fituar Ronaldo, kanë ardhur pasi ka triumfuar në Ligën e Kampionëve.

Vitin e kaluar, portugezi u mposht nga ish-shoku i skuadrës së Real Madrid, Luka Modric, i cili u bë lojtari i parë që e fiton “Topin e Artë” pas dominimit 10-vjeçar të Ronaldos e Messit, kurse i fundit ishte Kaka më 2008.

Megjithatë, duket se është këtë vit s’do të ketë Top të Artë për sulmuesin e Juventusit që ka shënuar 26 gola në 38 paraqitje.

Shanset që Ronaldo ta fitojë këtë çmim u minimizuan me eliminimin e Juventusit nga Liga e Kampionëve, nga super skuadra e talentuar, Ajaxi, që eliminoi edhe Real Madridin.

Natyrisht, trofeu jo gjithmonë ta garanton Topin e Artë. Ishte njëherë në një kohë kur rregullat ndryshuan për një çast dhe Wesley Sneijder e Franck Ribery dështuan më 2010 dhe 2013, kuptohet, po garonin me dyshen që cilësohen më të mirët në histori – Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Megjithatë, kjo s’mund të ndodhë edhe këtë vit me CR7 dhe ëndrra për ta fituar për herë të gjashtë, më shumë se çdo lojtar tjetër, ka përfunduar. Kjo edhe për faktin se një tjetër lojtar po e bën diferencën e fitoi apo jo Championsin, ai është Lionel Messi.

“Edhe nëse nuk e fiton Champions Leaguen, Messi tashmë e meriton Topin e Artë”, tha Rivaldo këtë javë.

“Ai ka shënuar gola, ka dhuruar asiste, ka qenë top golashënues i La Liga për shumë vite dhe mendoj se çfarë ka bërë në Champions League nënkupton se s’ka një tjetër si ai”.

Derisa Ronaldo u eliminua nga gara e tij e preferuar, Messi pothuajse i vetëm e eliminoi Manchester Unitedin duke shënuar dy herë, ndërsa në gjysmëfinale do të përballet me Liverpoolin.

“Messi është një ndër më të mirët në botë dhe sonte pamë më të mirën e tij”, tha Jesse Lingard pas ndeshjes, derisa Ole Gunnar Solskjaer shtoi: “Më duhet të them se Messi është lojtar i shkëlqyer dhe ai bëri diferencën”.

Dy gola, për herë të parë në çerekfinale pas shumë viteve, e bëjnë atë golashënuesin më të mirë këtë edicion në Champions League me 10, derisa prin edhe në La Liga dhe në Evropë në përgjithësi për Këpucën e Artë.

Ai ka shënuar 45 gola dhe ka dhuruar 21 asiste në vetëm 42 paraqitje, është afër ta fitojë La Ligan, është në finale të Copa del Rey – të gjitha rrugët e dërgojnë 31-vjeçarin drejt triumfit.

Në fakt, Messi dëshiron të shkruajë histori duke fituar edhe njëherë tripletën me Barcelonën, për herë të tretë në karrierë dhe në histori të klubit.

Ai është rrugës së duhur për të fituar Këpucën e Artë dhe nëse e fiton edhe Topin e Artë, Messi do të ulej i vetëm në fron si lojtari i vetëm në histori të futbollit që ka fituar më shumë se çdo futbollist tjetër dy çmimet kryesore individuale, edhe pse tashmë ka një Këpucë të Artë më shumë se CR7, katër me pesë.

“Gjithmonë kam menduar se s’do të ketë lojtarë si Pele e Di Stefano, por Messi i ka kaluar të gjithë, nuk ka asnjë si ai”, kishte thënë ish-kapiteni i Barcelonës, Josep Maria Fuste.

Për të konfirmuar se Topi i Artë është i Messit, i duhet atij edhe një paraqitje e mirë kundër njeriut që nuk është dribluar asnjëherë këtë sezon, Virgil van Dijk, dhe një triumf i Barcelonës në përgjithësi kundër Liverpoolit.

Kapaku do të ishte nëse Barça triumfon krejtësisht në këtë garë.

Megjithatë, edhe nëse s’do t’ia dalë, Topin e Artë s’mund t’ia rrëmbejnë as Mbappe, as Neymar, as Hazard, as Salah, as Kane as ndonjë lojtarë tjetër sepse Messi, është golashënuesi, asistuesi, dribluesi më i mirë në Evropë, thjesht ai është në një formë jetësore – është viti 0 10-shit magjik të Barcelonës.

Share Messenger

Më të lexuarat