‘Muhamedi ka thënë se dora e majtë s’duhet ta dijë çfarë ka dhënë dora e djathtë’

Share Messenger

Sonte në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, po diskutohet për aktivitetet bamirëse në vend dhe për përcjellën e tyre me media.
Avokati Arianit Koci është deklaruar kundër publikimit të aktiviteteve bamirëse në media apo rrjetet sociale në internet.

“Nuk duhet t’i publikojmë ndihmat që japim”, është shprehur ai.

Koci ka thënë se publikimi i aktiviteteve bamirëse dekurajohet edhe nga fetë – përfshirë fenë islame dhe atë të krishterë.

“Është urdhër i profetit Muhamed: Të mos dijë dora e majtë, çfarë dha dora e djathtë”, ka treguar ai.

Se publikimi i aktiviteteve bamirëse s’duhet të bëhet thotë edhe Bibla, ka theksuar Koci në T7.

Share Messenger

Më të lexuarat