“M’u deshën vetëm 20 minuta për të nënshkruar me Real Madridin”

Share Messenger

Rodrygo Goes ka zbuluar se nuk kishte menduar dy verë kur i kishte ardhur mundësia për të nënshkruar me Real Madridin, edhe pse thuhej se klube të tjera të mëdha si, Barcelona, Juventusi dhe Paris Saint-Germaini e kishin dashur atë.

Real Madridi arriti marrëveshje në vlerë 45 milionë euro me Santosin për të në qershor të vitit 2018, por Rodrygo mbeti në klubin brazilian për edhe një vjet tjetër para se t’i bashkohej gjigantit spanjoll këtë verë.

18-vjeçari u prezantua si lojtar i Los Blancos në Santiago Bernabeu të martën, me presidentin e klubit Florentino Perez që e quajti atë ogur.

Rodrygo sot gjatë prezantimit në Santiago Bernabeu
Në konferencë për media pas zyrtarizimit, Rodrygo tha: “Gjithmonë kam thënë se e kam preferuar Real Madridin dhe kur klubi më trokiti në derë, unë as nuk bëra pyetje bile, prandaj gjithçka u mbyll brenda 20 minutave”.

“Nuk kishte asnjë problem dhe çdo gjë ishte në vend, prandaj mbaroi shumë shpejt”, shtoi ai.

“Të gjithë ata që më njohin e dinë se unë jam tifoz i Real Madridit qysh prej fëmijërisë. Gjithmonë i kam thënë babait tim se do të luaja për Real Madridin dhe kur klubi më kërkoi, nuk pata asnjë dyshim”, theksoi ai.

Share Messenger

Më të lexuarat