Mposhtet Barcelona, rast i mirë për Real Madridin

Share Messenger

Barcelona ka pësuar një humbje të papritur në javën e 21-të të La Ligas spanjolle.

Skuadra e Lionel Messit është mposhtur në udhëtim nga Valencia me rezultat 2:0.

Jordi Alba fillimisht shënoi në portën e tij ndërsa për 2:0 u përkujdes Maximiliano Gomez që shënoi në minutën minutën e 77-të.

Pas kësaj humbje Barcelona mbetet në pozitën e parë me 43 pikë por që rrezikon ta humbas këtë pozitë në rast të fitores së Real Madridit i cili nesër luan si mysafirë ndaj Vallodalidit.

Kjo është humbja e parë e trajneri Quique Setien në bankinën e Barcelonas.

Share Messenger

Më të lexuarat