‘Mos bo ashtu’ – reagimi i Haradinajt ndaj gjestit të Bahtirit (Video)

Share Messenger

Momente të çuditshme kanë ndodhur në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kadri Veselit, Ramush Haradinaj e Fatmir Limajt nga koalicioni PAN me Behgjet Pacollin e AKR-së që braktisti LDK-në dhe Alternativën me të cilat ishte në koalicion parazgjedhor.

Përpos momentit kur Veseli i thotë sekretarit të AKR-së, Rrahim Pacolli se “e ka sjellë kapitullimin sall” është një moment tjetër që përfshihet kryetari i Mitrovicës dhe nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, i cili para disa kohe kishte thënë se “do të hy në tabut para se të hy me PDK-në në koalicion”.

Në një moment, pasi ia uron Kadri Veselit, arritjen e marrëveshjes, Bahtiri ka një dëshirë dhe ia shprehë Haradinajt, raporton Insajderi.

“Po du me të kap përqafe”, i thotë Bahtiri, Haradinajt.

Përqafimi ndodhë por më pas Bahtiri komunikon diçka me Haradinajn. Nuk merret vesh se çfarë i thotë por Bahtiri shihet teksa ia bënë me gisht.

E kjo ngjallë reagimin e Haradinajt. Ai duket nervoz.

“Mos bëjë ashtu”, i thotë Haradinaj.

E fytyra e Bahtirit nuk duket aspak e lumtur pas këtij reagimi./Insajderi /

Share Messenger

Më të lexuarat