Mori vesh që kishte të dashur, babai detyron vajzën të bëjë test virgjërie

11 Shares Share Messenger

Një 56-vjeçar ka detyruar vajzën e tij t’i nënshtrohet testit të virgjërisë pasi ka marrë vesh se kjo e fundit kishte një të dashur sekret.
Gjithsesi, kur doli para gjykatësit në sallën e gjyqit, Ali Safaraei, u shpreh se testin e kishte kërkuar për të mirën e saj, që të sigurohej nëse vajza e tij mos ishte përdhunuar.

Ali u shpreh në sallën e gjyqit:

Unë i thashë të bënim një kontroll. Nuk përmenda fjalën virgjëri. Zyrtari e përmendi atë, nuk janë fjalët e mia, ai e vuri në gojën time, vetëm përmenda fjalën kontroll. Vajza më tha që nuk e kishte prekur dhe se mund ta provonte por ndryshoi mendje më vonë.”
Mes lotësh, 56-vjeçari tregoi se ishte përpjekur gjatë gjithë jetës që ta mbante vajzën e tij 18-vjeçare, Sophia Safaraei larg çdo rreziku dhe rrjeteve sociale por në fund nuk ia kishte dalë dot.

Safaraei shtoi gjithashtu se kjo çështje kishte shkatërruar familjen e tij.

Sipas akuzën Ali dhe bashkëshortja e tij Mitra Eidiani, 42 vjeçare, u përpoqën të kontrollonin 18-vjeçaren dhe e kërcënuan se do të vrisnin të dashurin e saj Bailey Marshall-Telfer, 18 vjeçar, pasi zbuluan marrëdhënien e tyre.

 

Share Messenger

Më të lexuarat