Momenti kur Xhaka për pak sa nuk e gjuajti në tribuna yllin e Unitedit

21 Shares Share Messenger

Manhcester United fitoi 3-1 ndaj Arsenal duke siguruar kualifikimin për më tej në FA Cup, teksa përcaktues ishin golat e Sanchez, Lingard dhe Martial.

Ndërsa për vendasit Aubameyang ngushtoi përkohësisht diferencën.

Një moment tensioni ishte në pjesën e parë, aty ku Kolasinac po debatonte ashpër me Rashford, por në atë moment vjen Granit Xhaka dhe i jep një të shtyrë fortë sulmuesit.

Ky veprim vetëm sa ndezi sherrin sepse Lingard vjen me shpejtësi dhe i del në mbrojtje shokut të tij.

Edhe në pjesën e dytë u zhvillua një debat i madh mes të gjithë lojtarëve, fillimisht ishte Guedonuzi që u kap me Lingard, por menjëherë në mbrojtje të talentit të Arsenal vjen Xhaka, i cili shtyn tej tutje anglezin, i cili më kot merr flakë dhe fillon të shajë e ofendojë edhe tifozët.

Share Messenger

Më të lexuarat