Momenti kur Tarant ja u humbi jeten 49 personave në Xhami të Zelandës së Re

Share Messenger

Një 28-vjeçar me shtetësi australiane, dyshohet të jetë njëri nga katër të përfshirët në sulmet të kryera në Zelandën e Re, ku humbjen jeten 49 persona dhe 48 tjerë të pla…gosur.Sipas dëshmitarëve okularë, mbi 50 plumba janë shkrepur nga automatike e sulmuesit, që u fut në xhaminë Al Noor në Chrischurch.

Sulmuesi është identifikuar në profilin e tij në Twitter si Brend Tarrant nga Grafton në New South Wales, i cili kishte transmetuar live sulmin në xhaminë Al Noor, që ka ndodhur rreth orës 1:30 sipas orës lokale, derisa besimtarë të shumtë ishin brenda xhamisë.Videoja e publikuar nga Daily Mail Australia, shfaq burrin duke shkrepur dhjetëra plumba mbi besimtarët, ku disa prej tyre mundoheshin të fshiheshin, por pa sukses.

E sulmi i dytë ka ndodhur në një xhami tjetër në Linwood që është gjithashtu në qytetin Christchurch. Lidhur me sulmin në këtë xhami janë marrë në pyetje katër persona, përfshirë tre burra dhe një femër.

Në anën tjetër kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka deklaruar se autorët e masakrës nuk figuronin në listën e terroristëve potencialë.]“Sulmi i të premtes është një nga ditët më të errëta për Zelandën e Re”, ka shtuar kryeministrja Ardern.Njëri prej tyre është arrestuar derisa po vendoste në trup rripin e mbushur me eksploziv. E një tjetër i veshur me rroba ushtarake është arrestuar para shkollës Papanui.Nga 49 qe humben jeten, 30 prej tyre janë ekzekutuar në xhaminë Al Noor, e dhjetë tjerë në xhaminë Linwood e të tjerët në oborrin e xhamisë. Mediat lokale raportojnë se të paktën 48 tjerë janë plagosur, ku 20 prej tyre janë në gjendje kritike.

Share Messenger

Më të lexuarat