Momenti kur familja Çoçaj ia shtrinë dorën e pajtimit familjes Avdija

7 Shares Share Messenger

Në sallën e Kuvendit Komunal, Refki Çoçaj, në prezencën e kryetarit Lutfi Haziri, ndërmjetësuesit Fetah Bekolli e kryetarit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, Naim Aliu, zgjati dorën e pajtimit dhe të faljes familjes së Sokol Avdiaj nga Peja, duke thënë se “Për nder të madhit Zot, të shpirtit të babës, të edukatës që ai na ka dhënë neve, ju qoftë falë ”.

E Sokol Avdija, babai i shoferit që ka shkaktuar aksidentin tragjik, me emocione të mëdha dhe prekëse ka thënë shkurtimisht që e ka shumë të vështirë të gjej ndonjë fjalë për të përshkruar këtë akt të sotëm.

“E kam shumë të vështirë të flas. Do të doja që unë të isha atje, e ai të jetonte sot. Por, qenka e vështirë. Zoti ju shpërbleftë familjen tuaj”.

Ndërsa, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se Qerimin do ta kemi gjithmonë në kujtimet tona, si një njeri të mirë dhe me vyrtyte të larta njerëzore, humane e intelektuale.

“Qerimin do ta mbajmë në mendje gjithmonë për urtësinë e tij, për butësinë, fjalët e mira dhe humanizmin e tij të vazhdueshëm. 7 marsi ishte një ditë e rëndë për të gjithë ne, por që është vendosur mbi shpatullat dhe peshën e Qerimit. Ai ka shpëtuar tre fëmijë nga një aksident shumë i rëndë. Vrapi dhe intervenimi i tij ka bërë që të ndal një tragjedi edhe më të madhe. Pas vetes, Qerimi ka lënë një familje të mrekullueshme, dy djemtë, vajzat dhe familjen e gjerë, e cila menjëherë atë natë kanë bërë aktin e madh duke ftuar burrërisht familjen nga Peja që të jetë së bashku për të ndarë dhimbjen dhe mërzinë”, ka thënë kryetari Haziri.

Share Messenger

Më të lexuarat