Moment qesharak nga kryeminstri kroat para ndeshjes së Kupës së Botës

19 Shares Share Messenger

Një skenë e pazakonshme u zhvillua në aeroportin e Zagrebit, në kohën kur një shtetase e Kanadës po dëshironte të fotografohej me kryetarin e Parlamentit të Kroacisë.Ajo edhe pse nuk e dinte se kush ishte kryeparlamentari kroat, Goran Jandrokoviq, dëshiroi të bënte fotografi me të pasi kishte të veshur fanellën e Kroacisë.Por në vendin e ngjarjes nuk qëlloi askush veç kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviq, e të cilin prap nuk e njihte kanadezja.

Kështu kryeministri mori telefonin dhe i fotografoi. Krejt në fund kryeparlamentari i Kroacisë i tregoi se çfarë pozita kanë në shtetin kroat, dhe kjo shkaktoi të qeshura të mëdha.Për më shumë shikoni pamjet:

Share Messenger

Më të lexuarat