Molliqaj: Nuk e kam goditur Haki Abazin!

Share Messenger

Dardan Molliqaj nga radhët e PSD-së ka sqaruar rreth fjalosjes me Haki Abazin.

Molliqaj në Rubikon tha se ai nuk e ka goditur Abazin dhe se sipas tij kjo është një gënjeshtër.

Ai tha se ka pasur kamera edhe pas debatit dhe se do të del e vërteta shumë shpejt.

“S’ka ndodhë kurgjë jasht asaj që ka ndodh në debat. Kjo është një rren, nuk ia kam hi askujt. Po më ka ftuar policia për nja 15 është përfunduar , ajo çka mujë me thonë se edhe pjesa pas debatit ka pas kamera asnjëna palë nuk mundet me shtrëngu të vërtetën. Vajtimi i tyre është sepse po dojnë me humb vëmendjen sepse në çdo debat të tyre kanë dalur të humbur. Asgjë nuk ka ndodhë jashtë asaj, njerëzit janë rrëzuar duke ikur nga sallat, le të gënjen kush të dojë. ”, tha Molliqaj në debat.

Kujtojmë se Dardan Molliqaj është akuzuar nga Haki Abazi i VV-së se Molliqaj e ka goditur këtë të fundit fizikisht pas përfundimit të debatit në Pressing.

Share Messenger

Më të lexuarat