Molliqaj godet VV-në, ua përmend PDK-në

Share Messenger

Dardan Molliqaj është aktivizuar në “thumbimet” drejtuar partisë të cilës i takoi deri para pak muajsh.Ai u është përgjigjur akuzave që anëtarë të VV-së i kanë bërë sot Aida Dërgutit lidhur me një fotografi të publikuar në media, të saj me Xhavit Halitin nga PDK-jaMolliqaj ka thënë se koha do ta dëshmoi më së miri se kush do ti bashkohet PDK-së, ndërsa ka lëvduar Dërgutin.

“Aida Dërguti që jetën ia kushtoi çlirimit dhe zhvillimit të vendit tonë, prej angazhimit në UÇK e deri sot, vazhdon të jetë një prej njerëzve që nuk do të ndalen në përpjekjen kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.E ata që i kanë hequr vijat e kuqe ndaj PDK-së kurse sot i akuzojnë shoqet e shokët e tyre më të mirë për tradhëti, nuk po bëjnë asgjë më shumë se sa që po e shpërfaqin hipokrizinë e tyre.Por e ardhmja do ta dëshmojë se kush do të përfundojë tek PDK-ja. Definitivisht ajo nuk do të jetë Aida.” ka shrkuar Molliqaj.

Share Messenger