Mohamed Salah refuzon dy ‘gjigantët’ e futbollit

Share Messenger

Mohamed Salah ndihet mirë në Liverpul dhe ka refuzuar ofertën e Real Madrid-it dhe Juventusit që ishin gati të paguanin deri në 170 milionë euro. Sulmuesi ka folur me drejtuesit e klubit dhe u ka thënë se dëshiron të qëndrojë në Angli, pas fitimit të Ligës së Kampionëve. Egjiptiani do që të fitojë dhe Premier Ligën me skuadrën e Jurgen Klopit.

Trajneri gjerman ka folur direkt me drejtuesit e klubit për të mos lejuar që fantazisti të largohet. Sadio Mane ka mbajtur të njëjtën linjë si Mo Salah. Ai nuk ka pranuar të largohet nga ishulli britanik dhe Liverpooli, pavarësisht ofertave që ka pasur.

Share Messenger

Më të lexuarat