Modelja tronditë: Ja kush më ofroi 2 milionë dollar për seks (FOTO)

Share Messenger

Modelja 20 vjeçare Jazz Egger ka tronditur botën e modës duke zbuluar të vërteta tronditëse.

Modelja Jazz Egger ka zbuluar se modelet shiten për 2 milion dollarë për të kaluar natën me klientë të pasur.

Australiania me banim në Londër tregon se një agjent i ka propozuar të bëjë një udhëtim në jaht me tre milionerë.

Ajo kishte refuzuar por më vonë Jazz ishte kontaktuar nga nje person tjetër i cili e kishte ftuar në një darkë private me një aktor të famshëm.

Modelja ka bërë publike mesazhet që i ka çuar agjenti i cili i shkruan:

“Takim privat me një nga klientët e mi më të mirë; Është iranian, pije, bisedë që më pas do vazhdojë në intimitet.

Klienti është aktor i famshëm, emri nuk mund të zbulohet, vajza kërkohet të veshë taka dhe fustan të bukur.

Duhet të sillet me shumë klas dhe të flasë mirë anglisht. Pagesa: 2000 dollarë për 1 deri në 2 orë.

Të gjithë e shijojnë seksin, sidomos me djem të rinj të bukur, ça ka për të pasur turp? Ti je e re dhe e kuptoj që habitesh port ë gjitha modelet e bëjnë këtë.

Ti takon njerëz të pasur që të drejtojnë jetën aty ku ti do. Është në dorën tënde”, i shkruan agjenti.

Modelja e ka bërë publik rastin e saj për të treguar se industria e modës është kthyer në industri pornografike dhe mesazhet e agjentit tashmë janë publikuar kudo.

Share Messenger

Më të lexuarat