Ministrja e Gjermanisë: KFOR’i gjerman do të vazhdojë të jetë aktiv në Kosovë

Share Messenger

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë ka qëndruar Ministrja e Mbrojtjes gjermane Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila ka premtuar se ushtria gjermane do të vazhdojë të jetë aktive në territorin e Republikës së Kosovës.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, që njëkohësisht është edhe kryetare e partisë CDU, qëndroi mbrëmë vonë në Kosovë, ku vizitoi shtabin qendror të KFOR’it në Prishtinë.

Kjo vizitë nuk ishte paralajmëruar dhe u zhvillua pa praninë e medieve. Njoftimi për vizitën e AKK në Kosovë u bë i ditur në Twitter nga komandanti i ri i trupave të KFOR’it në Kosovë, gjenerali Michele Risis, i cili 10 ditë më parë mori detyrën e komandantit të përgjithshëm të trupave të NATO’s në Kosovë.
“Komandati i KFOR’it ka mirëpritur sot ministren gjermane të Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, në selinë e KFOR’it në Prishtinë. Gjeneralmajor Michele Risis ka shprehur falënderimin e tij për kontributin e Gjermanisë në KFOR, në përkrahje të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë”, shkroi në Twitter gjenerali Risis.

Annegret Kramp-Karrenbauer nuk ka bërë të ditur nëse ka takuar apo do të takojë udhëheqësit e Kosovës. Një vit më parë në Prizren në jug të Kosovës trupat gjermane u tërhoqën nga baza e tyre për ta shndërruar kampin në një kamp inovativ për të rinjtë kosovar. Mirëpo, ushtria gjermane (Bundeswehr’i) do të mbeten edhe më tej aktive në Kosovë, por tash me vetëm 70 ushtarë të angazhuar në bazën qendrore të KFOR’it në Prishtinë. /dw./

Share Messenger

Më të lexuarat