Ministri serb Ljajic: Gati 400 milionë humbje nga taksa

Share Messenger

Ministrii tregtisë së Qeverisë Serb, Rasim Ljajic deklaroi sot se gjatë një viti, që kur Prishtina vendosi tarifë 100 % në mallrat serbe e boshnjake, në Kosovë është eksportuar 395.7 milionë euro më pak. Humbësi më i madh vlerësoi të jetë konsumatori pasi paguan më shtrenjtë mallrat që i zëvendësuan ato serbe thotë ministri serb.

Ljajic ka thënë për televizionin publik serb se humbjen më të madhe e pësuan nga taksa, në periudhën nga 21 nëntori deri më 21 nëntor të këtij viti, Naftna Industrija Srbije (NIS) dhe Zelezara nga Smedereva. Sipas Ljajic, në Kosovë nuk gjenden produkte ushqimore serbe të industrisë serbe, e në të njëjtën kohë, është rritur dyfish importi i mallrave greke, hungareze, bullgare, kroate e sllovene si dhe 50 % nga Maqedonia në Kosovë.

Ai shtoi se humbës janë konsumatorët në Kosovë pasi paguajnë më shtrenjtë mallrat që erdhën si zëvendësim, që është tregues se taksa ishte vendim politik-popullist në kundërshti me logjikën ekonomike.
Ljajic u pyet edhe për ‘shengenin e vogël’ dhe nëse Kosova mund të përfshihet në marrëveshje, e tha se ideja nuk është që të bëhen marrëveshje ndaras me shtete.

“Kjo është ide e tre shteteve, dhe e hapur për ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor, pra edhe për Bosnjën e Hercegovinën, Maqedoninë e Kosovën”.

Sipas tij, ishte menduar që të gjithë të jenë pjesë e kësaj ideje, por Kosova nuk dëshiron të jetë pjesëmarrës.

“Nuk është kjo aleancë politike por logjikë ekonomike” tha Ljajic duke shtuar se nga kjo të gjithë do të përfitonin. Ai vazhdoi duke thënë se për blerësit do të kishte mallra më të lira për shkak të shtimit të konkurrencës, më lehtë do të gjendej fuqia punëtore, e shumë do të kursehej në shpenzimet e transportit pasi shumë kohë kalohet në pritje në kufij

Share Messenger

Më të lexuarat