Ministri norvegjez jep dorëheqje pasi mori me vete në pushim telefonin e punës

Share Messenger

Ministri norvegjez i Peshkimit ka dhënë dorëheqje pasi ka shkelur protokollin e sigurisë gjatë një pushimi muajin e kaluar me të dashurën e tij të lindur në Iran.Per Sandberg, 58 vjeç, pranoi të ketë shkuar me Bahareh Letnesin, 28 vjeçe, pa e informuar kryeministren e vendit dhe me vete kishte marrë telefonin qeveritar në Iran, raporton BBC.Udhëtimi ka rrezikuar ekspozimin e Sandbergut ndaj spiunëve iranianë, pasi ai s’është dashur ta marrë me vete telefonin e punës, transmeton Koha.net.

Letnes është ish-mbretëreshë e bukurisë e cila tani menaxhon një biznes për eksportin e peshkut. Ajo ka leje-qëndrim norvegjez dhe ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me qeverinë islamike të Iranit. Inteligjenca norvegjeze raportohet të ketë nisur hetimin e aktiviteteve të saja.Kryeministrja Erna Solberg tha të ketë urdhëruar nga Sandbergu të dorëzojë telefonin e tij në polici për kontrolle sigurie. Ai ka dhënë dorëheqje edhe nga posti i zëvendëskryetarit të Partisë Progresiste.“Vetë Peri kërkoi të largohej nga posti, dhe mendoj se ishte vendimi i duhur”, ka thënë kryeministrja, një Konservatore që është në koalicion qeverisës me Partinë Progresiste.
“Ai s’është treguar i kujdesshëm kur për çështjet e sigurisë”, ka thënë ajo, sipas AFP-së.Ushqimi i detit është industria e dytë më e madhe eksportuese e Norvegjisë, pas naftës dhe gazit.

Share Messenger

Më të lexuarat