Ministri Gjerman: Votoni pro migrimit të rinjve kosovarë në Gjermani

Share Messenger

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, u ka bërë thirrje deputetëve gjermanë që të votojnë pro integrimit të të rinjve kosovarë në Gjermani, pasi që ky vend po ka nevojë për më shumë se 80 mijë punëtorë shëndetësorë.

Në një fjalim në Bundestagun gjerman të premtën, Spahn tha se ky vend ka profesionistë të edukuar.

“E vërteta është se ata që janë lindur para 18 vitesh nuk mund që sot t’i edukojmë profesionalisht. Nuk mund të mbulojmë kërkesat e mëdha për profesionistë të shkolluar prej mbi 80 mije punonjës me kuadro mjekësore nga brenda. Po, ne duam më shumë profesionistë të edukuar. Por, na duhet fuqia profesioniste nga vendet e tjera”, tha ministri gjerman”, tha Ministri Gjerman.
Deklarata e tij vjen pas kritikave të opozitës në Gjermani se ministri po kërkon kuadro nga sektori i shëndetësisë në Kosovë.

“A e dini se çka po më nervozon më së shumti? Dyfytyrësia juaj. Ky është pikërisht ai lloj imigrimin qe duam”, tha ai.

“Kur isha në Prishtinë në Kosove, takova 18-vjeçarë, bisedova me ta në një gjermanishte standarde pa theks. Edhe pse nuk ishin kurrë në Gjermani, ata thonë se e mësuan gjuhën e këtij vendi për të qenë gati kur do ta kenë shansin e tyre të parë në Gjermani. Sepse duan të ndajnë vlerat e këtij vendi me neve. Sepse duan të zhvendosen këtu, jo për të shkaktuar dëme, por për të jetuar këtu. Ky është pikërisht ai lloj imigrimi që neve na duhet. Shpresoj se do të thoni PO më në fund. Kjo është saktësisht ajo që neve na duhet!”, tha ministri gjerman, që vjen nga radhët e CDU.

Ndryshe, Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn vizitoi gjatë korrikut Kosovën, me ç’rast nënshkroi me palën kosovare marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë

Share Messenger

Më të lexuarat