Ministri Endrit Shala urdhëron mbylljen e festivalit “Beer and Wine”

Share Messenger

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka urdhëruar mbylljen e festivalit “Beer and Wine” i cili ka filluar që dy ditë.

Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se pas ankesave të shumta nga qytetarët dhe për shkak të shkeljeve të evidentuara respektivisht lejimit të hyrjes dhe konsumimit të pijeve alkoolike nga persona të mitur nën moshën 18 vjet, kam urdhëruar mbylljen e këtij festivali.

Ministri ishte së bashku me inspektorët në vendin e ngjarjes në kohën kur po mbyllej festivali.

“Pas ankesave të shumta nga qytetarët dhe për shkak të shkeljeve të evidentuara respektivisht lejimit të hyrjes dhe konsumimit të pijeve alkoolike nga persona të mitur nën moshën 18 vjet, kam urdhëruar inspektoratin e tregut të MTI që në këto momente të mbyllë aktivitetin ‘’Beer and wine Festival Prishtina’’ që po mbahet në pllaton e pallatit të rinisë në Prishtinë!”, ka shkruar ai/

Share Messenger

Më të lexuarat