Ministrat shqiptarë në Maqedoni mund të flasin shqip, ligji për Gjuhen Shqipe drejt zyrtarizimit

385 Shares Share Messenger

Zoran Zaev është nga kryeministrit më liberal që ka pasur Maqedonia.

Zaev përsëri mbështeti zyrtarizimin e gjuhës shqipe në gjithë vendin, ai u shpreh se nuk ka arsye të frikësohen nga gjuha shqipe, se gjuhët kanë vlerat e tyre në BE’

“Nuk duhet të frikësohemi nga rekomandimet e Komisionit të Venecias. Gjuhët kanë vlerat e tyre në Bashkimin Evropian”, tha Zaev.

Zaev tha se nuk ka paragjykime dhe se është i gatshëm t’i hiqet termi 20 përqindësh dhe të zëvendësohet me termin shqiptarë në ndryshimet tjera kushtetuese.

“Unë nuk kam paragjykime, në momentin tjetër që do të hapet Kushtetuta, jam i gatshëm që të bisedojmë që të heqim edhe çështjen e përqindjes”, tha Zaev, transmeton Gazeta Metro.

Ndryshe kryeministri Zaev paralajmëroi edhe hyrjen në fuqi të Ligjit për gjuhët. Ai tha se po bëhen përgatitjet në Qeveri dhe se në seancat e radhës, ministrat shqiptarë do të mund të flasin shqip.

Tutje Zaev tha se ai mundët të jetë qytetari i parë me pasaportën e Maqedonisë së Veriut.

“Ndoshta do të jem maqedonasi i parë që do të marrë pasaportën e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Zaev.

Share Messenger

Më të lexuarat