Milazim Krasniqi heqë dorë nga politika, tani do të flas vetëm për Fe

118 Shares Share Messenger

Pas kritikave që mori për djalin e tij, Milazim Krasniqi heqë dorë nga deklarimet politike

Profesori Milazim Krasniqi, ka dhënë ditëve të fundit disa këshilla për politikanët, të cilat nuk i janë marrë fort parasysh. Bile sot gjatë ditës ish deputeti Gani Geci i ka thënë atij se së pari duhet këshilloje djalin e tij, deputetin Memli Krasniqi, e pastaj mundohu ta këshillosh spektrin politik në vend.

E pas kësaj, sot Krasniqi ka postuar në facebook një status ku thotë se, për shkak se këshillat e tij nuk po merren parasysh, ai tash e tutje do të flas vetëm për moral e fe, sepse krizat tona si shoqëri, thelbin e kanë aty.

“Të dashur miq të mi në fb. Përkundër përpjekjeve të shumta me komentet e analizat tona e përditshme, që të shmangen gabimet në shoqëri e në qeverisje, jemi dëshmitarë se shoqëria dhe shteti ynë gjenden para kollapsit. Pra, faktet e këshillat tona, nuk kanë pasur ndikim të dukshëm. Mirë që kemi bërë përpjekje me dialogun tonë të përbashkët, por duhet ta pranojmë se e keqja ka triumfuar. Prandaj, në ditët në vijim më shumë do të mirrem me sferën morale e fetare e jo me atë shoqërore e politike. Nga sa po shihet, kriza jonë themelore është krizë morale, krizat e tjera janë më shumë pasojë e saj. Pra, na mbetet të përpiqemi për një ringritje morale të vetes sonë e të shoqërisë sonë. Pastaj të bëjmë përpjekjen e fundit që ta shpëtojmë edhe shtetin tonë”, ka shkruar ai.

Share Messenger

Më të lexuarat