Milaim Zeka tregon se çka do të ndodh nesër në vazhdimin e seancës konstituive

Share Messenger

Deputeti në radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se nesër në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës do të flitet me gishta.

Sipas Zekës në seancën konstituive nuk do të zgjidhet asgjë. “Nesër do flasim vetëmevete në Parlament. Nesër, PAN-ni nuk shkon në Parlament. Nesër nuk zgjidhet as kryetari, as kryesia, as kurrgjë hiq. Do flasim me gishta”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ky është postimi i plotë:

Neser do flasim vetemevete ne Parlament

Neser, PAN-ni nuk shkon ne Parlament. Neser nuk zgjidhet as kryetari, as kryesia, as kurgja hiq. Do flasim me gishta. Ademi prap do te na thote ndonje llaf relaxues.

Do te merr instrukcione nga gishtat e Glaukut, dhe nga mimika e Albinit.

Neser nuk do te kete as shpetthim i gazit lotsjelles. As pickim te ndonje ambasadori te huaje.

Neser nuk do te ndodhe asgje, perpos nje ripetseritje e te bamit hore, perpara qytetareve, dhe nderkombetareve. Ndoshta seanca do te mbyllet me ndonje poezi, te Fishtes, te Azem Shkrelit, apo dikujte tjeter…

Share Messenger

Më të lexuarat