Miku i madh i Shqiptarëve, këto janë gjërat për të cilat ndoshta edhe nuk keni dëgjuar për Bill Clinton

Share Messenger

William Jefferson Clinton, i njohur si Bill Clinton u lind më 19 gusht në vitin 1946 në Arkansas të Amerikës,trasnmeton FishMedia.info.

Ai është një politikan amerikan, i cili shërbeu si President i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Ai ka shërbyer më parë si guvernator i Arkansas-it dhe si Prokuror i përgjithshëm i këtij shteti.

Klinton ishte anëtar i Partisë Demokratike.

Ideologjikisht ai i përkiste demokratëve të rinj dhe shumë prej politikave të tij reflektonin një filozofi të rrugës së tretë centrisiste të qeverisjes.

Gjatë mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë, ai ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-s në luftën e Kosovës në vitin 1999, transmeton RTV Dukagjini.

Babai i tij, të cilin ai nuk e njohu kurrë, ishte agjent tregtar dhe humbi jetën në një aksident tre muaj para se të lindte Billi.

Pas vdekjes së të atit, nëna e tij e kuptoi se ai kishte qenë i martuar edhe së paku me tri gra të tjera në të njëjtën kohë, dhe se Billi kishte edhe një vëlla dhe motër nga babai, të cilët nuk i takoi kurrë.

Billi jetoi me të ëmën dhe me prindërit e saj. Jeta për të dhe nënën e tij nuk ishte aspak e lehtë. Njerku i tij ishte alkoolist dhe e rrihte e keqtrajtonte gruan e tij, ndërsa Billin dhe vëllaun e tij më të vogël Roger, i keqtrajtonte verbalisht.

Clinton, vijoi dy vite në shkollën katolike para se të regjistrohej në shkollën publike. Ai ishte nxënës i suksesshëm.

Në vitin 1963 pas vitit të parë të shkollës së mesme, ai u zgjodh si njëri nga përfaqësuesit nga Arkansasi në programin e qeverisë për studentët. Kjo edhe i ndihmoi që ti bëjë hapat e parë drejt politikës amerikane.

Clinton, ka studiuar në Universitetin Georgetown në Washington, ku zgjoi interesim për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Gjatë viteve të shkollës ai u angazhua në punët e komitetit të Senatit për punët e jashtme.

Ai ishte simpatizues i lëvizjes së personave me ngjyrë të zezë gjatë viteve të 60-ta.

Pas vrasjes së Martin Luther King, Clinton ishte vullnetar për të ndihmuar me ushqim dhe veshmbathje për persona të cilët kishin mbetur pa shtëpi.

Gjatë studimeve ai fitoi bursë dhe shkoi në Oxford të Anglisë, ku kaloi plot dy vite.

Ai në vitin 1970 vazhdoi studimet në Fakultetin Juridik në universitetin e Yale.

Gjatë përfundimit të këtyre studimeve ai takoi Hillary Diane Rodham për të vazhduar dyshja së bashku në Arkansas, ku ai dha mësim në këtë periudhë. Bill dhe Hillary u martuan më 19 nëntor të vitit 1975. Dyshja ka vetëm një vajzë të quajtur Chelsea Victoria Clinton.

Clinton u zgjodh guvernator i Arkansas në vitin 1978, duke u bërë kështu guvernatori më i ri në vend, në moshën 32 vjeçare.

Ai punoi mbi reformën arsimore dhe rrugët e këtij vendi ndërsa gruaja e tij udhëhoqi një komitet të suksesshëm në reformën e kujdesit shëndetësor urban. Më pas, ai iu bashkua firmës së avokatëve të mikut të tij, Bruce Lindsey Wright, duke e kaluar shumicën e dy viteve të ardhshme të punës, për tu përgatitur për fushatën e re zgjedhore.

Klinton, sërish u zgjodh guvernator në vitin 1982, duke mbetur në këtë detyrë për plot dhjetë vite.

Klinton ndihmoi në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e prioriteteve të larta arsimore.

Për të moshuarit, ai hoqi taksën e shitjes së medikamenteve dhe rriti përjashtimet nga taksat pronarët e shtëpive.

Libri i Presidentit Bill Klinton “Jeta ime”, është një portret i plotë dhe i sinqertë i një udhëheqësi botëror, i cili qysh në rininë e tij vendosi të vinte në shërbim të publikut dhuntitë intelektuale dhe politike, si dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të punuar fort.

Bill Clinton i fitoi zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor të vitit 1992 me 43 për qind të votave kundër republikanit George Bush dhe miliarderit Ross Perot.

Ish Presidenti Bill Clinton, i njohur si president i begatisë dhe rritjes ekonomike për amerikanët, bëri shumë jo vetëm për vendin e tij.

Sigurisht që gjatë mandatit të tij, u zbuluan edhe disa skandale.

Monica Lewinsky nuk ishte femra e vetme me të cilën Bill Clinton e tradhtuar bashkëshorten e tij, Hillary.

Tani, në skenë ka dalë edhe afera e dytë ‘zyrtare’ e ish-Presidentit amerikan.

Bëhet fjalë për bukuroshen Elizabeth Hurley, e cila flitet se e kishte një lidhje njëvjeçare me Clinton.

Madje, ky i fundit ia hiqte të gjitha shpenzimet, vetëm e vetëm që ajo të shkonte sa më shpesh në Shtëpinë e Bardhë, në Washington.

Clinton e ka shpëtuar mrekullisht martesën me Hillaryn e cila tash po kandidon për Presidente të SHBA-së në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Më 5 nëntor të vitit 1996, Clinton rizgjedhet president i Amerikës edhe për një mandat 4 vjeçar.

Në vitin 1996 fushata e Klintonit kushtoi më tepër se 50 milionë dollarë. Më 16 nëntor të vitit 2000, Bill Clinton, u bë Presidenti i parë që vizitoi Vietnamin, që nga Lufta e Vietnamit.

Në janar të vitit 2001, ish presidenti u diagnostifikua me sëmundjen e kancerit, por për të cilën për fat mjekët e zbuluan me kohë dhe arritën ta largonin nga trupi i tij. Por problemet shëndetësore të tij nuk përfunduan këtu. Në vitin 2004, ai përjetoi një sulm në zemër, ku mjekët ia vendosën bajpasin, pasi disa prej arterieve të zemrës së tij ishin bllokuar 90 për qind.

Pas përfundimit të mandatit të tij të fundit, ai hapi në Nju Jork një zyrë që merrej me probleme juridike të qytetarëve të asaj pjese.

Ish presidenti mori pjesë në shumë organizime për t’iu ndihmuar njerëzve të varfër në mbarë botën, duke hapur donacione të shumta vetëm që t’iu dilte në ndihmë këtyre personave.

Në botë ai njihet si një person i cili bëri shumë për t’i ndaluar luftërat.

Ai u bë një ithtar global për ta zgjeruar NATO-n, për të krijuar një tregti sa më të hapur, dhe bëri fushatë në mbarë botën kundër trafikimit të drogës. Ai tërhoqi turma të mëdha, kur udhëtoi në Amerikë, Evropë, Rusi, Afrikë dhe Kinë, që në shumë vende pati sukses t’i bëjë vendet të mendonin dhe vepronin lirshëm, transmeton Telegrafi.

“Të dashur amerikanë. Sot Forcat e armatosura të SHBA-së u janë bashkuar atyre të NATO-s, në sulmin kundër forcave serbe, të cilat janë përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Ne morëm këtë vendim për shumë arsyeje, mirëpo kryesorja për të mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga agresori ushtarak serb”.

Me këto fjalë iu drejtua popullit amerikan dhe gjithë botës, 16 vjet më parë, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, pak minuta para se bombat e para të forcave euro-atlantike të bien mbi caqet serbe në Kosovë.

Këto fjalë dhe veprat e tij, do të mbeten në histori.

Bill Clinton, shpëtimtar i kosovarëve nga gjenocidi.

Gjeneratat e ardhshme do të mësojnë për emrin e tij, i cili bëri që paraardhësit e dëbuar të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Dhe se Bill Clinton, është arsyeja pse Kosova sot vepron e lirë.

Share Messenger

Më të lexuarat