Mike Tyson: Djokovic i preferuari im, por Federer më i madhi i të gjitha kohërave

Share Messenger

Ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë në boks është adhurues i madh i tenisit, bashkë me të bijën 9-vjeçari, Milan.
Tyson i ka përcjell nga afër turnetë e mëdhenj në tenis këtë vit, të cilët i dominoi Federerin ë fillim të 2018-s.

Superylli zviceran e fitoi grand slamin Australian Open dhe turneun e Roterdamit, por humbi në finale të mastersit Indian Wells, ndërsa është tërhequr nga sezoni i terreneve me dhe.

Që prej atëherë, Rafael Nadali e ka tejkaluar në renditjen e tenistëve ATP.

Por, Tyson është mahnitur më shumë nga Federeri se të tjerët, të cilin e ka quajtur tenistin më të madh të të gjitha kohërave.

“Është gjë fantastike që ai luan në një nivel kaq të lartë në këtë moshë”, ka thënë Tyson për Blick, duke shtuar: “[Federer] është më i madhi i të gjitha kohërave. Djokovic është lojtari im i preferuar për momentin”.

Federer i ka fituar 20 tituj grand slam, katër më shumë se Nadali dhe tetë më shumë se Djokovic.

Share Messenger

Më të lexuarat