Mësuesja që bëri seks me nxënësin 14-vjeçar ka një kërkesë të çuditshme për gjykatën

142 Shares Share Messenger

Një mësuese që bëri seks me nxënësin 14-vjeçar kërkonte dënim më të ulët se ai minimal, për shkak se “nxënësi bëri seks me dëshirë”.

Stephanie Peterson, mësuese 27-vjeçare në Florida bëri këtë kërkesë në gjykatë pasi që, sipas saj, nxënësi ishte një pjesëmarrës i vullnetshëm në marrëdhënien e tyre.

Por, gjyqtari nuk e mori parasysh kërkesën e saj, duke e dënuar me burgim 3 vjet, pasuar me 2 vjet arrest shtëpiak dhe 5 vjet tjera lirim me kusht.

Mësuesja ka pranuar se ka pasur disa herë marrëdhënie me nxënësin në periudhat nëntor-janar 2017.

Nxënësi kishte thënë para policëve se mësuesja në fillim atij i kishte dërguar fotografi nudo e pastaj kishte filluar të shkonte në shtëpinë e tij në mesnatë në disa raste, duke e marr nxënësin në ora 11 të mbrëmjes, e duke e kthyer në shtëpi në mes të orës 1-2 të pas mesnatës, transmeton Gazeta Express.

Nxënësi i klasës së 8 poashtu tregoi se mësuesja i kishte thënë se askush nuk duhet të dinte për “lidhjen” e tyre dhe se disa herë e kishte bërë që të konsumonte edhe marihuanë me të, duke e bërë që të ketë edhe ngecje në mësim.

Share Messenger

Më të lexuarat