Messi po i shijon pushimet në njërin ndër hotelet më të shtrenjta në botë

Share Messenger

Së fundi janë publikuar pamje nga hoteli luksoz në Karaibe, Jumby Bay, ku po qëndron Lionel Messi me familje. Vilat private aty kushtojnë rreth 5,500 euro për një natë dhe janë destinacion i pëlqyer për të famshmit.

Për dallim nga shumë bashkëlojtarë të tij, ylli i Barcelona nuk e pati verën pushim deri më tani, pasi që ai duhej të luante për ekipin kombëtar të Argjentinës në turneun e Kupës së Amerikës.

Turneu rezultoi të jetë zhgënjyes për yllin e Barcelonës dhe vendin e tij, pasi që Argjentina pësoi disfatë kundër Brazilit në fazën gjysmëfinale të turneut.

Për ta lënë në harresë të gjithë këtë zhgënjim, Messi shkoi për pushime me bashkëshorten Antonella Roccuzzo dhe tre djemtë e tyre – Thiagon, Mateon dhe Ciron. Ata i kanë shpërndarë disa foto të tyre në Antigua të Karaibeve.

Familja Messi është duke qëndruar në një hotel luksoz në Karaibe, Jumby Bay, që kushton deri në 5,500 mijë euro nata. Ky hotel është aq privat, saqë në të njerëzit mund të kenë qasje vetëm përmes anijeve.

Hoteli përfshin 40 dhoma të dekoruara dhe vila që janë vetëm disa hapa larg plazhit. Përveç gjërave si pishina, SPA, sauna, për familjet ka edhe plot aktivitete interesante.

Kjo nuk është hera e parë që Messi e viziton këtë vend – ku janë parë edhe njerëz të tjerë të famshëm, si Mariah Carey, Will Smith e Paul McCartney – pasi që ai e kishte shijuar edhe muajin e mjaltit me Antonellan pikërisht në këtë vend, në vitin 2017.

Share Messenger

Më të lexuarat