Messi në vend të Ronaldos

10 Shares Share Messenger

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e ka paralajmëruar Cristiano Ronaldon se do ta blejë Lionel Messni për 200 milionë euro nëse sulmuesi largohet në drejtim të Paris Saint-Germainit.

Kështu shkruan e përditshmja franceze, “France Football”.

Sipas kësaj magazine, në mesazhin sekret telefonik që ia kishte dërguar një miku në vitin 2012, Ronaldo kishte zbuluar se dëshironte t’i bashkohej ekipit nga Ligue 1 dhe se do t’i shtonte gjasat atje për ta fituar Topin e Artë.

Dhe, kur portugezi ia kishte treguar dëshirën e tij presidentit Perez në një takim me të, shefi i madrilenëve i kishte thënë atij se, nëse do t’i përfitonte 200 milionë euro nga shitja e portugezit, do t’ia paguante Barcelonës klauzolën e shkëputjes së kontratës së Lionel Messit.

Share Messenger

Më të lexuarat