Messi mbrëmë humbi rekordin me të cilin aq shumë mburrej

Share Messenger

Barazimi pa gola i Barcelonës me Slavia Pragën ishte po aq zhgënjyes sa tingëllon kur e lexojmë.

Ishte një prej taktikave më të dobëta që kemi parë nga Ernesto Valverde këtë sezon, të cilat kanë qenë me shumicë, potencon Periskopi.

Si gjithmonë, blaugranët qarkulluan topin me intensitet të ulët derisa shpresuan në ndonjë moment individual magjie nga Lionel Messi.

FC Barcelona v Slavia Praha: Group F – UEFA Champions League

Dhe kjo ishte shumë afër të materializohej në minutën e 36-të, kur argjentinasi mori topin nga rreth 40 metra distancë dhe qëlloi shtyllën.

Më afër se kaq nikoqirët nuk ishin asnjëherë më për të shënuar.

Si rezultat, Messi dështoi të shënonte ose të asistonte për herë të parë në një ndeshje të Champions Leagues që është zhvilluar në “Camp Nou”, që nga viti 2012.

Pra, kishin kaluar shtatë vite që prej herës së fundit kur Messi kishte dështuar të shënonte ose të asistonte për Barçën në “Camp Nou” – 5 dhjetor, 2012 kundër Benficës.

Share Messenger

Më të lexuarat