Messi i kërkon Barcelonës ta transferojë Agueron

Share Messenger

Messi e dëshiron Agueron në Barcelonë. Suarez do të jetë jashtë për një kohë pas operimit në gju dhe Messi e sheh bashkëkombasin si zëvendësuesin ideal të uruguaianit…

Sipas asaj që raporton The Mirror, Lionel Messi, i ka kërkuar trajnerit të ri, Quique Setien, që ta sjellë në ‘Camp Nou’ sulmuesin e Manchester City, Sergio Aguero.

Ata janë shokë shumë të mira te ekipi i Argjentinës dhe Messi e do tani edhe në Barça.

Raportohet se Messi dhe Setien kanë pasur një takim së bashku ku kanë folur për shumë gjëra dhe besohet gjithashtu edhe për çështjen e sulmuesit, pasi Luis Suarez do të jetë jashtë për një kohë.

Messi raportohet se beson se Aguero do të ishte zëvendësuesi ideal për Suarez, pas operimit në gju dhe mund të jetë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit.

Share Messenger

Më të lexuarat