Messi ‘habit’, ja cfarë thotë për tri golat e Ronaldos

Share Messenger

Lionel Messi e pati një tjetër natë për t’u mbajtur mend mbrëmë, kur i shënoi dy gola dhe i asistoi dy të tjera në fitoren 5:1 të Barcelonës ndaj Lyonit. Paraqitja e argjentinasit bëri që Barcelona ta sigurojë një vend në çerekfinale.

Kjo fitore bëri që Barcelona ta vazhdojë ecurinë prej 30 ndeshjeve e pamposhtur në Camp Nou në Ligën e Kampionëve. Por, ishte rezultati i ndeshjes të së martës, mes Juventusit dhe Atleticos, ajo që e habiti Messin.

Juventusi kaloi në çerekfinale duke e përmbysur rezultatin nga disfata 2:0 në ndeshjen e parë. Het-triku i shënuar nga Cristiano Ronaldo ua dha italianëve mundësinë të shkojnë edhe më tej në këtë garë.

“Cristiano dhe Juventusi ishin të mrekullueshëm. U habita shumë sepse mendova se Atletico do të ishte më i fortë. Por, Juventusi i kaloi dhe Cristiano e pati një natë magjike me tri gola”, ka thënë Messi.

Barcelona do të marrë pjesë në shortin e çerekfinaleve, së bashku me katër klube të Premierligës, Manchester Unitedit, Manchester Cityn, Tottenhamin dhe Liverpoolin, klubin holandez, Ajaxin, klubin italian, Juventusin, atë portugez, Porton.

Share Messenger

Më të lexuarat