Messi është i paparashikueshëm

Share Messenger

Plejmejkeri i Barcelonës e ka lavdëruar kapitenin e klubit derisa bëri njërin prej ndeshjeve të tij më të mira në një garë europiane
Philippe Coutinho e ka cilësuar aftësinë e yllit të Barcelonës si “të paparashikueshme” derisa argjentinasi bëri një super paraqitje në Ligën e Kampionëve të martën.

“Messi sa herë godet topin mund të shënojë, e cila gjë është e rëndësishme – të shënosh gola dhe ta fitosh ndeshjen”, ka thënë mesfushori brazilian për gazetarët për aftësitë mahnitëse të kapitenit të Barçës.

Është e mahnitshme çfarë bën ai. E vërteta është se ai është një lojtar i paparashikueshëm, ai gjithmonë bën gjëra të reja”, ka thënë Coutinho.

 

Share Messenger

Më të lexuarat