Messi e Ronaldo kërkojnë bileta për ta shikuar super ndeshjen River Plate – Boca Juniors

19 Shares Share Messenger

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë kërkuar të pajisen me bileta për të parë ndeshjen finale të Copa Libertadores mes River Plates dhe Boca Juniors, e cila do të zhvillohet në Evropë, në “Santiago Bernabeu”.
E shtyrë për dy javë dhe e zhvendosur larg Amerikës Jugore për shkak të trazirave para se ndeshja e kthimit të luhej në “Estadio Monumental”, kjo duket të jetë ndeshja që të gjithë duan ta shohin në stadium, transmeton Gazeta Express.

Messi i ka kërkuar bileta Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA), edhe pse ende nuk është konfirmuar nëse ai do ta shfrytëzojë ndonjëherën prej tyre.

Në anën tjetër, Cristiano Ronaldo i ka kërkuar bileta Real Madridit, dikur klubit të tij.

Ndeshja e parë në Boca përfundoi me barazim 2-2 dhe fituesi i Copa Libertadores do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Madrid.

 

Share Messenger