Messi e pranon: Djali im i feston golat e Real Madridit

Share Messenger

Djali i mesëm i Lionel Messit, Mateo, e ka gjetur një mënyrë për ta zemëruar babanë dhe vëllain e madh, Thiagon.

Mateo i feston golat e Real Madridit për ta tërbuar Thiagon, derisa edhe për ta tallur babanë e vet, kapitenin e Barcelonës, kur ekipi i tij humb.

“Mateo i pëlqen fanellat e të gjitha ekipeve dhe i vesh ato”, tha Messi për TyC Sports.

“Ama herën e fundit kur luajtëm Playstation, ai më tha: ‘Do ta zgjedh Liverpoolin, ekipin që të mposhti ty’. Ai nuk kupton mirë ende”, shtoi Messi.

“Njëlloj ndodhi edhe kur humbëm ndaj Valencias. Ai më tha: ‘Valencia ju mposhti, eehh’. Ai madje i feston golat e Real Madridit për ta zemëruar Thiagon”, zbuloi Messi.

Messi është i grumbulluar me Kombëtaren e Argjentinës, me të cilën po përgatitet për Kupën e Amerikës, e cila do të zhvillohet këtë muaj në Brazil.

Share Messenger

Më të lexuarat