Messi diskuton për grupin e WhatsApp me Neymarin dhe Suarezin

Share Messenger

Shumë ekipe futbolli kanë grupe në aplikacionin telefonin WhatsApp për anëtarët e ekipit, por Lionel Messi e ka një privat me dy prej shokëve të tij më të mirë në këtë sport.

Ai, Neymar dhe Luis Suarez ishin bashkëlojtarë te Barcelona para se braziliani të kalonte në Paris Saint-Germain.

“Neymari është fenomen”, tha Messi.

“Ne ende flasim dhe madje kemi një grup bashkë me Suarezin në WhatsApp. Emri i grupi është ‘Amerikanët Jugorë”, zbuloi Messi.

Ditëve të fundit, është raportuar se Neymar mund të kthehet në Barcelonë gjatë verës.

Share Messenger

Më të lexuarat